Një 33 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Luarzë, Velipojë, në banesën e çiftit, ku i riu ka ushtruar dhunë psikologjike nga bashkëshortes së tij.
Gjatë kontrollit në banesë, iu gjet një armë sportive, e cila sekuestrua në cilësinë e provës materiale. /abcnews.al