Orban: Marrëdhëniet midis Hungarisë dhe Suedisë duhet të përmirësohen përpara anëtarësimit në NATO

schedule11:31 - 23 Maj, 2023

schedule 11:31 - 23 Maj, 2023

Marrëdhëniet politike midis Hungarisë dhe Suedisë duhet të përmirësohen përpara se të miratohet oferta e shtetit nordik për anëtarësimin në NATO, tha të martën kryeministri hungarez Viktor Orban në Forumin Ekonomik të Katarit.

“Marrëdhëniet politike midis Hungarisë dhe Suedisë janë në rrugën e gabuar,” tha ai. “Ne nuk duam të mbartim konflikte në NATO”.

Hungaria ratifikoi hyrjen e Finlandës në aleancë në mars, por nuk mori të njëjtin vendim për Suedinë.

“Disa deputetë hungarezë ndihen të pakënaqur sepse kanë parë se si ministrat suedezë e kanë bërë tashmë zakon të vënë në pikëpyetje demokracinë në Hungari. Ata kanë fyer vazhdimisht votuesit dhe politikanët hungarezë dhe si rrjedhim gjithë Hungarinë,” tha një nga këshilltarët e Orban.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!