Një 37 vjeçar, me detyrë teknik laboratori në spitalin e Elbasanit, ka rënë në prangat e policisë për korrupsion. 37 vjeçari u arrestua pasi i kishte marrë një çifti bashkëshortësh një shumë të caktuar lekësh me pretendimin se do t’u siguronte pension të invaliditetit në kundërshtim me ligjin.
Pas kallëzimit të çiftit, policia ka arrestuar 37 vjeçarin. Nga hetimet, dyshohet se 37-vjeçari iu ka marrë këtyre shtetasve 100 000 lekë, me pretendimin se do t’iu siguronte në kundërshtim me ligjin, dokumentacionin e nevojshëm për përfitimin e pensionit të invaliditetit (KMCAP).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”./abcnews.al