Është sulmuar me gurë dhe mjete të forta mëngjesin e së hënës ndërtesa e konsullatës turke në Manhatan. Godina ndodhet në First Avenue, përballë Selisë së Kombeve të Bashkuara.
Sipas të dhënave paraprake, të paktën 10 dritare u thyen, teksa policia ka rrethuar godinën dhe ka hapur një hetim.
Nuk ka persona të lënduar dhe as të arrestuar. Motivi i sulmit nuk është ende i qartë, por raportohet se ai nuk ka ndikuar në procesin e votimit për turqit jashtë vendit.
/abcnews.al