Tenori i famshëm spanjoll, Placido Domingo, është sërish në qendër të akuzave për ngacmime seksuale dhe sjellje të papërshtatshme. Agjencia e lajmeve Asociated Press pretendon se ka dëshmitë e 11 grave të tjera që akuzojnë Domingon.
11 gra të tjera akuzuan për ngacmim seksual legjendën e lirikës Placido Domingo. Dëshmitë kundër tenorit spanjoll janë mbledhur dhe njëherë tjetër nga agjencia amerikane e lajmeve Associated Press, të cilës gratë i kanë treguar se si këngëtari dhe drejtori i orkestrës i ka ngacmuar me sjellje të papërshtatshme. Në një deklaratë për media, zëdhënësi i Domingos i cilësoi akuzat si tërësisht të pabazuara në fakte.
Një grua tregoi se në vitin 1999, drejtori i përgjithshëm aktual i operës së Los Angeles e kishte kapur me forcë në një nga dhomat e zhveshjes në opera. Të tjera gra treguan se kanë qenë objekt i shumë përpjekjeve për t’u puthur me forcë. Nëpunës të ndryshëm të prapaskenës së operas konfirmuan se ishin përpjekur të mbronin vajzat e reja nga Domingo dhe pse administratorët kanë injoruar këtë çështje deri në 2016-2017. /ABC news Albania 24/7