Rrëfehet familja e ‘Herkulave’: Si është të jesh 4 kampionë në një shtëpi

schedule10:00 - 22 Maj, 2023

schedule 10:00 - 22 Maj, 2023

Familja Bishanaku mund të njihen ndryshe si familja e “Herkulëve”, pasi si prindërit dhe dy djemtë merren me sport.

Mamaja, Emiljana Ciko është kampione kombëtare dhe rekordmene në hedhje me çekiç, ndërsa babai është peshëngritës. Duket se dhe dy djemtë, Samueli dhe Manueli kanë ndjekur të njëjtën rrugë si prindërit. Të ftuara, në “ABC e Mëngjesit”, ata kanë treguar se si ka nisur ky pasion i madh për sportin që para shumë vitesh, kur djemtë ishin shumë të vegjël

“Nuk ka si të ndodh ndryshe kur dy fëmijët janë sportistë, kjo është gjëja më e mirë që mund të ndodhi për fëmijët. Samuelin që 6 muajsh unë e merrja në palestër, e merrja me karrocë, dhe e lija aty që të mësohej me stërvitjen. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me Manuelin, që të vogël, akoma pa ecur, vinin këmba doras te pista, ose te unë, ose te Sokoli dhe ne i kemi edukuar atë frymë gjatë gjithë kohës. Edhe ne i kemi edukuar frymën e sportit gjithmonë”, tha Emiljana.

“Me sa më ka thënë mami kam qene shumë mistrec, ende pa ecur akoma, i shkoja nga mbrapa këmba dorës dhe nuk e kisha problem fare. Pastaj, erdhi një periudhë që nuk po dija nga të shkoja, nga peshëngritja te babi apo nga atlentika te mami”, u shpreh Samueli.

“Më i mirë është vëllai në sport. Më del koha për sportet, nuk më pengojnë fare për shkollën. Bëj peshëngritje, atletikë dhe futboll”, tha Manueli./abcnews.al