Pas 8 fitoresh radhazi mes Kupës, Serie A e Champions League, “zikaltërit” e Inter janë mundur pasditen e djeshme me rezultatin e thellë 1 me 3, nga “blutë” e Napoli, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.
Me përfundimin e ndeshjes, tekniku i Inter, Simone Inzaghi bëri dhe një koment të shkurtër për mediat, ku ndryshe nga herët e tjera, italiani nuk fajësoi në asnjë moment djemtë e tij, teksa tha se ata luajtën me 10 lojtarë ndaj kampionëve të Italisë me përkushtim dhe bënë atë që duhej të bënin.
“Është për të ardhur keq sepse nuk e lamë Napolin të krijonte shumë raste edhe pse ata e kishin topin në pjesën më të madhe. Prisja që në pjesën e dytë të kishim më shumë hapësira të lira, por kjo largimi i Gagliardinit ndodhi.
Nuk mund të fajësoj djemtë, ata luajtën kundër kampionëve të Italisë me dhjetë lojtarë me shumë përkushtim. Mendoj se bëmë atë që duhej të bënim”,- u shpreh tekniku italian për mediat pas ndeshjes. /i.m /abcnews.al