Putin falënderon “Wagner” për triumfin në Bakhmut, Kievi mohon disfatën

schedule09:03 - 21 Maj, 2023

schedule 09:03 - 21 Maj, 2023

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka uruar personalisht trupat e Wagner për triumfin e tyre në Bakhmut të Ukrainës, të cilët arritën të merrnin kontrollin e rajonit pas muajsh të gjatë luftimesh.

Bakhmuti ishte prej muajsh qendra e luftimeve në Ukrainë, dhe të dyja palët luftuese kanë pësuar dëme të mëdha në njerëz dhe pajisje luftarake.

Më herët edhe ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi “çlirimin” e Bakhmutit, por Ukraina i mohoi këto raportime duke thënë se rezistenca vijon dhe lufta ende nuk ka përfunduar.

“Ekipet e sulmit të kompanisë ushtarake private Wagner me mbështetjen e artilerisë dhe aviacionit të grupit të betejës jugore kanë përfunduar çlirimin e qytetit të Bakhmutit”, shkruhet në reagimin e ministrisë

Bakhmuti ndodhet në veri të Donetskut dhe shërbeu si një qendër kryesore transporti për furnizimet e ushtrisë ukrainase në Donbas. Luftimet e ashpra për çlirimin e qytetit nisën më 1 gusht 2022.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!