VIDEO/ Dalja e fundit zyrtare e Princeshës Diana para se të ndërronte jetë në aksidentin tragjik

schedule18:22 - 20 Maj, 2023

schedule 18:22 - 20 Maj, 2023

Paraqitja e shkëlqyer e Princit Harry dhe Meghan Markle në një ceremoni çmimesh në Nju Jork, së bashku me nënën e Dukeshës së Sussex, Doria Ragland, mori një kthesë tjetër. Duke u larguar nga vendi ku u ndanë çmimet, pasoi një “ndjekje thuajse shkatërruese” e makinës në të cilën ata udhëtonin nga paparacët.

Mbrëmë, Duka dhe Dukesha e Sussex-it dhe zonja Ragland u përfshinë në një ndjekje gati katastrofike nga një ndjekje paparacësh shumë agresivë”, tha zëdhënësi i tyre. Ai shtoi: “Kjo ndjekje e pamëshirshme, e cila zgjati mbi dy orë, rezultoi në përplasje të shumta afër me shoferë të tjerë në rrugë, këmbësorë dhe dy oficerë të NYPD“.

Lajmi riktheu kujtimet e aksidentit automobilistik të 31 gushtit në Paris që vrau Princeshën Diana. Princesha e dashur për botën ishte vetëm 37 vjeç.

Dalja e fundit publike e princeshës së popullit, Diana

Më 3 qershor 1997, Princesha Diana,  një e apasionuar e kërcimi, mori pjesë në një shfaqje të Liqenit të Mjellmave në Royal Albert Hall në Londër. Ishte ngjarja e saj e fundit zyrtare para vdekjes së saj tragjike disa muaj më vonë më 31 gusht në kryeqytetin francez. Princesha u shfaq me një fustan blu të çelur me shkëndija që përfundonte mbi gju nga stilisti francez Jacques Azagury. Fustani i saj ishte kombinuar me sandale të markës Jimmy Choo ndërsa për herë të parë ishte shfaqur me një bizhuteri specifike.

Ky është një gjerdan diamanti, i krijuar nga marka Crown jewelers Garrard, ai përbëhej nga 178 diamante dhe 5 perla. Sipas informacioneve, Princesha Diana ishte e përfshirë në dizajnimin dhe krijimin e kësaj bizhuteri për muaj të tërë para se ta vishte për herë të parë në këtë event. Pasi e veshi, ajo ia ktheu stilistit që kishte ndërmend të bënte një palë vathë të ngjashëm, të cilët mbetën të papërfunduar kur Diana vdiq në aksidentin tragjik në 1997./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!