Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit , kanë konstatuar dhe goditur dy raste të paligjshmërive në kufi.
Nënë e bijë kishin fshehur secila nga 20 mijë euro në trup, me qëllim mosdeklarimin konform ligjeve në fuqi.
Të dyja shtetaset u proceduan penalisht.
Njoftimi i policisë:
Rinas/Evidentohen dhe goditen në dalje të Republikës së Shqipërisë, 2 raste të paligjshmërive në kufi.
✅Sekuestrohen 40 000 euro që tentuan t’i nxirrnin nga vendi ynë, duke i fshehur në trup, 2 shtetase (nënë e bijë). Të dyja shtetaset u proceduan penalisht.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i kontrolleve të intensifikuara në hyrje/dalje, për të siguruar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, kanë konstatuar dhe goditur 2 raste të paligjshmërive në kufi, për të cilat:
-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset 66 vjeçe dhe 43 vjeçe (nënë e bijë), të dyja banuese në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë i gjetën secilës prej tyre, 20 000 euro të fshehura në trup, me qëllim mosdeklarimin konform ligjeve në fuqi;
Shuma 40 000 euro dhe dokumenti i dyshuar fals u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.r.t/abcnews.al