Arsenal “blindon” Ramsdale, Arteta: Klubi po ndërton të ardhmen me talentat e rinj

schedule20:17 - 18 Maj, 2023

schedule 20:17 - 18 Maj, 2023

Padyshim një nga protagonistët absolut të “topçinjve” të Arsenal këtë sezon, mund të thuhet me plot gojë që është dhe “gardiani” i portës së tyre, Aaron Ramsdale dhe mesa duket klubi ka vendosur ta “shpërblejë” talentin anglez.

Sipas njoftimit të klubit, portieri i “topçinjve” ka nënshkruar ditën e sotme një konratë të re afatgjatë me Arsenal, kontratë e cila zgjat deri në vitin 2028, teksa shfaqet haptazi vlerësimi që tekniku Mikel Arteta ka për “gardianin” 23-vjeçar të portës.

Gjatë nënshkrimit me lojtarin, disa fjalë i tha dhe tekniku spanjoll, i cili theksoi se klubi po vazhdon të ndërtojë të ardhmen e tij me talentët e mëdhenj që ka prodhojnë “topçinjtë”.

“Është e mrekullueshme që po vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen tonë me talentët tanë më të mëdhenj në skuadrën tonë të re”,- u shpreh Arteta në fjalën e tij. /i.m /abcnews.al