Forcohet dollari/ SHBA, efektet e inflacionit dhe rritjes së borxhit publik

schedule14:32 - 18 Maj, 2023

schedule 14:32 - 18 Maj, 2023

SHBA- Dollari amerikan vijon të forcohet. Sipas të dhënave të kursit të këmbimit monedha është ngjitur në nivelin më të lartë në shtate javët e fundit, përballë gjashtë monedhave të tjera kryesore ndërkombëtare.

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe kreu i republikanëve në Kongres, kanë bërë progres në bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit, duke rritur shanset për të shmangur një falimentim te ekonomisë më të madhe në botë.

Pa arritur një marrëveshje, Shtetet e Bashkuara do të mund të përballen me borxh në vlerë prej 31.4 trilionë dollarëve, prej 1 qershorit. Analistët parashikojnë se një dështimi i Qeverisë amerikane për të paguar obligimet e borxhit, nuk do të prëkë vetëm vendin por rrezikon të shkaktojë edhe një kaos global financiar. Në anën tjetër, euro po këmbehet në rreth 1.08 dollarë. Ndërkohë, pas publikimit të disa të dhënave në SHBA, investitorët janë ndryshuar edhe parashikimet në lidhje me politikat monetare të Rezervës Federale.

Tashmë, ata presin që Banka Qendrore Amerikane të bëjë një pushim më të gjatë, përpara se të fillojë me uljen e normave të interesit. Aktualisht në vendin tonë, një dollar këmbehet me 104.70 lekë, duke shënuar rritje përgjatë kësaj jave./abcnew.al