Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit duket se ka vendosur ë të pezullojë për momentin shembjen e hotelit në Dhërmi.
Gazetari Elton Nika raporton për ABC News se burime pranë IKMT i kanë konfirmuar se pezullimi është bërë për shkak të sezonit turistik dhe shëmbja mund të jetë dhe një rrezik për objektet e tjera dhe ankesat për dëmtime kanë sjellë edhe këtë vendim.
Ndër të tjera thuhet se aksioni për shembjen e hotelit në pronësi të Fjorentin Belit, mik i Fredi Belerit, të bëhet pas sezonit turistik./abcnews.al