SHBA, afro-amerikanët vdesin më shumë se të bardhët nga sëmundjet kardiake

schedule21:31 - 17 Maj, 2023

schedule 21:31 - 17 Maj, 2023

Sipas një studimi të ri më shumë se 1.6 milionë afro-amerikanë kanë vdekur në SHBA krahasuar me të bardhët midis periudhës 1999-2020.

Sipas lajmeve në mediat amerikane, një hulumtim i ri i botuar në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane (JAMA) analizoi vdekjet midis viteve 1999 dhe 2020.

Hulumtimi arriti në përfundim se afro-amerikanët vdesin “në mënyrë disproporcionale” më shumë se të bardhët.

Në hulumtimin, i cili përcaktoi se vdekjet e meshkujve me ngjyrë ishin 997.623 më shumë se meshkujt e bardhë, ndërkaq numri i vdekjeve të femrave afro-amerikane ishin 628.464 më shumë sesa femrat e bardha.

Thuhet se shkaku më i zakonshëm i vdekjeve ishin sëmundjet kardiake ndërkaq vdekjet u regjistruan kryesisht tek foshnjat dhe personat e moshës së mesme.

Ndërkohë që në SHBA vazhdon debati për barazinë shëndetësore, thuhet se hulumtimi i cili zbuloi se numri i vdekjeve të afro-amerikanëve është më i madh se i të bardhëve, tregon se gjendja aktuale në shëndetësi duhet të rivlerësohet.