Partia Socialiste duket se është forcë e parë jo vetëm përsa i përket kryetarëve të rinj të bashkive ku ka siguruar 53 bashki por edhe në kryesimin e listave për këshillat bashkiak në çdo qytet.
Gazetarja Esiona Konomi, raporton për ABC News se nga të dhënat e deri tanishme teksa vijon edhe numërimi I kutive të fundit në 5 bashkitë e mbetura si në Tiranë, Kukës, Kurbin, Krujë dhe Malësinë e Madhe, duket se PS ka arritur që të sigurojë 758 mandate në rang vendi për këshillat bashkiak, duke lënë pas me një diferencë të madhe “Bashkë Fitojmë”, me vetëm 292 mandate.
LEXO EDHE: Vijon numërimi në 5 bashki, Kukësi me këshill të “thërrmuar”, në Malësinë e Madhe kryeson PSD
Ndërkohë sipas të dhënave Partia Demokratike është renditur e 3-ta përsa i përket mandateve për kryebashkiak, me 123 mandate duke u ndjekur nga Partia Socialdemokrate.
PSD ka arritur një rezultat të lartë në këto zgjedhje duke marrë 114 mandate, ku në qarkun e Shkodrës ka arritur të marrë edhe më shumë se partitë e mëdha./abcnews.al