Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar një video, me një përmbledhje të zyrtarëve shqiptarë, që kanë ngecur në “rrjetën” e Vettingut. Ambasada thekson se Reforma në Drejtësi dhe procesi i Vettingut në veçanti ka dhënë rezultatet e para.
“Më shumë se 50 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar, për shkak se nuk justifikonin pasurinë dhe kontakteve të papërshtatshme me botën e krimit”, shkruan Ambasada në postimin e saj.
Më tej, në të theksohet se paralelisht me pastrimin e sistemit janë ngritur institucionet e reja, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.
“Këto institucione kanë nisur nga puna për ngritjen e SPAK dhe shumë shpejt ky institucion do të hetojë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar”, përfundon postimin e saj Ambasada Amerikane në Tiranë./ABC News Albania 24/7