Tragjedia e Gramshit, drejtoresha e shkollës: Ngjarje e rëndë, Fatjoni është rritur në sytë e mi, ishte një djal i qetë

schedule11:23 - 17 Maj, 2023

schedule 11:23 - 17 Maj, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Gramsh, ku një 15 vjeçar ka humbur jetën pas një sherri me disa bashkëmoshatarë.

Drejtoresha e shkollës “Asllan Shahini”, Ardiana Hasa, ku Fatjoni ishte nxënës është shprehur se kjo është një ngjarje që i ka tronditur të gjithë, sipas saj 15 vjeçari fatkeq ishte shumë djalë i  qetë.

Ndër të tjera drejtoresha thekson se e ka njohur Fatjonin që në kopsht, dhe gjatë gjithë këtyre viteve ajo ka parë rritjen e tij dhe asnjëherë nuk e ka qortuar për asgjë.

LEXP EDHE: Tragjedia në Gramsh/ Lule e qirinj në bankën e 16-vjecarit të vrarë. Kujtimi i fundit.. atletet e Fationit janë ende në klasë

Ngjarjen e mësova nga telefoni nga nëndrejtoresha pasi ajo ka qenë dhe e para që ka marrë lajmin. Më ka thënë se nxënësit e shkollës sonë ishin zënë me thika, pastaj jemi nisur te urgjenca të gjithë bashkë pasi kishte mbaruar mësimi dhe aty tentova që të takoja mjekun kirurg por nuk e takova, pasi fola në telefon më konfirmoi se kishte ndërruar jetë. Sipas nxënësve të tjerë ato janë takuar në një fushë basketbolli në mes të lagjes, ku pas një debate me tone të larta, ku janë shqetësuar banorët e lagjet dhe dikush ka dalë dhe ka kërkuar që të pushojnë, pas 10 minutash janë dëgjuar thirrjet për ndihmë, ku Fatjoni sipas banorëve ka bërë katër hapa dhe më pas është rrëzuar. Banorët kanë qenë ato që e kanë thirrur edhe ambulancën.  Unë Fatjonin e kam marrë në kopsht e kam rritur me sytë e mi, dhe asnjëherë nuk e kam thirrur dhe ta qortoj për një gjë Fatjonin”, ka thënë ajo.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gramsh që sipas informacione pikënisje kanë qenë disa komente në rrjetet sociale. Kushërinjtë Marko dhe Fatjon Bici sipas shokëve të tyre kishin lënë të sqaroheshin pas mësimit. Në debat e sipër 15 vjeçari Marko Bici ka përdorur thikën për t’i qëlluar bashkëmoshatarit të tij. Fation Bici 14 vjeç ka tentuar ta ndalë kushëririn e tij por ka mbetur vetë i plagosur.Për shkak të plagëve të marra adoleshenti ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Gramshit.

/abcnews.al