Numërimi për këshillat bashkiakë aktualisht po vijon edhe në 5 bashki të mbetura kur deri më tani nga të dhënat rezulto se shumicën e ka fitua
Gazetarja Esiona Konomi, raporton për ABC News se në Kurbin është ndërprerë për momentin numërimi, Kukësi është në proces numërimi, është Malësia e Madhe është Tirana në njësinë numër 5 dhe Kruja që nuk e ka mbyllur akoma numërimin.
Deri më tani trendi i votave në këto bashki duket se është kryesuese Partia Socialiste.
Në Bashkinë Tiranë janë edhe 30 kuti, ku PS ka arritur që të sigurojë një shumicë prej 34 mandatesh pa dashur që të krijojë aleanca. Ky është një bilanc që duket se nuk do të përmbyset.
Në bashkinë Kukës këshilli është i thërrmuar mes disa partive pasi shumë individë kanë kandiduar në parti të vogla për një mandate, por forcë e parë ngelet PS me 4 mandate, ka më shumë vota por edhe Bashkë fitojmë ka 4 mandate. PSD e Tom Doshit ka 2 dhe PD ka një mandate.
PDIU ka 1 mandat dhe të tjerët janë shpërndarë me nga një apo dy mandate duke përmendur edhe Bindjen Demokratike me 2 mandate.
Një shpërndarje e tillë e bën të vështirë që ne të kuptojmë se cila anë apo palë politike do të përbëjë shumicën në raport me punët e Safet Gjicit. Por për kryetarin është më e lehtë që të bësh aleancë me një këshill të thërrmuar.
Kavaja është një bashki që kryetari është i koalicionit Bashkë Fitojmë”, ndërsa këshillin bashkiak e ka fituar PS me 13 mandate. Ndjekur nga Bashkë Fitojmë me 9 mandate, Partia Agrare Ambientaliste me 3 mandate dhe PSD 2 mandate, ndërsa Partia Demokratike vetëm 3 mandate.
Po numërohet në Krujë ku PS ka 12 mandate deri më tani krahasuar me Bashkë Fitojmë me 5 mandate dhe me 3 nga PD-ja.
Bashkia e Kurbimit është një bashki ku numërimi vijon me ritme të ngadalta, ku kryeson PS-ja.
Në Malësinë e Madhe nuk është forcë e parë as PS, as BF por është PSD e Tom Doshit me 8 mandate, krahasuar me PS me 7 mandate, BF 3 mandate dhe PD vetëm me 2 mandate. /abcnews.al