Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Milan, Pioli: Ne dhamë gjithçka, por ishte një Inter shumë i fortë

schedule09:42 - 17 Maj, 2023

schedule 09:42 - 17 Maj, 2023

Pas eliminimit nga Champions League nga Interi në gjysmëfinale, Stefano Pioli, trajneri i Milanit, është hidhëruar.

“Lojtarët dhan gjithçka, të flasësh për pak dëshirë nuk më dukjet e drejtë. Interi luajti më mirë se ne në dy ndeshjet dhe e meritoi finalen. Sonte patëm një pjesë të parë të mirë dhe krijuam 2-3 raste për të kaluar në avantazh.

Është turp, sepse një gol mund ta ndryshonte inercinë e ndeshjes. Jemi të zhgënjyer. Arritja në finale do të kishte qenë e jashtëzakonshme për rrugën tonë. Është një sezon më i kompletuar se sa mendoim.

Është një zhgënjim i madh, le ta pranojmë. Ne kemi pasur një rrugëtim të madh në Champions League dhe ne donim të shkonim në finale. Nuk mund t’i qortoj lojtarët e mi për asgjë, provuam gjithçka që kishim. Ne nuk ishim në gjendje të ishim aq të rrezikshëm sa jemi zakonisht, për shkak të aftësive të Interit dhe një ritmi dhe saktësie që duhet ta kishim më të mirë.

Ne u përpoqëm, por nuk ishim aq të saktë dhe të kthjellët. Në këto lloj ndeshjesh Interi është shumë i fortë, dhe ne nuk mund të bënim asgjë ndaj tyre”, ka pranuar i hidhëruar Pioli./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!