Si ta kuptoni nëse fqinjët po ju vjedhin internetin, kjo është zgjidhja

schedule07:28 - 17 Maj, 2023

schedule 07:28 - 17 Maj, 2023

Nëse interneti juaj është vazhdimisht i ngadalshëm dhe ju ve ju duhet më i shpejtë, pasi edhe keni paguar për të, ndoshta është koha për të parë nëse diçka tjetër po ndodh. Mbase nuk është faji i internetit tuaj, por dikush që “vjedh” Wi-Fi tuaj.

Edhe nëse Wi-Fi juaj ka një fjalëkalim, është e lehtë për disa njerëzit që ta vjedhin atë, veçanërisht nëse fjalëkalimi është ai i vendosur nga ruteri juaj.

Me disa hapa të thjeshtë, mund të siguroheni që askush nuk mund të përfitojë nga Wifi juaj.

Hyni në ruterin tuaj

Këtu duhet të theksojmë se ruterë të ndryshëm kanë stile të ndryshme hyrjeje, kështu që ju duhet të gjeni atë që korrespondon me pajisjen tuaj. Shkruani adresën IP të ruterit në shiritin e adresave të shfletuesit (p.sh. 192.168.0.1 ose 192.168.1.1 ose 192.168.1.254. Nëse sa më sipër nuk funksionon, mund të provoni routerlogin.com dhe do të ridrejtoheni në panelin e administrimit të ruterit tuaj).

Futni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e administratorit.

Kur hyni në panelin e administratorit, kërkoni opsionet e menysë si “Pajisjet e lidhura” ose ”Pajisjet e bashkangjitura” . Nëse e gjeni këtë menu, do të mund të shihni adresën MAC, adresën IP dhe emrin e pajisjes të të gjitha pajisjeve të lidhura në rrjetin tuaj.

Nëse vëreni emrin e një përdoruesi ose pajisjeje shtesë, atëherë ky është sulmuesi që përdor Wi-Fi tuaj pa lejen tuaj.

Si ta parandaloni

Ndryshoni menjëherë fjalëkalimin dhe vendosni ndonjë më të fuqishëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!