Rikthehen seancat plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Njoftohet se këtë të enjte me datë 18 maj do të mbahet seanca e radhës.
Në rendin e ditës janë përcaktuar disa projektligje si edhe do të miratohet procesverbali i datën 13.04.20223 dhe po ashtu do të ketë diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
RENDI I DITËS
Në mbështetje të urdhrit nr.25, datë 16.5.2023 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 13.4.2023.
(Neni 44, pika 2 e Rregullores së Kuvendit)
2. Njoftime.
(Neni 44, pika 3 e Rregullores së Kuvendit)
3. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (Huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KFW Frankfurt am Main (KFW) e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), (“Agjencia e zbatimit të projektit”), për projektin “Zhvillimi i integruar rajonal””.
(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç” të Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim)
Koha e votimit
4. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna/Bojana.
(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe nenet 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim)
Koha e votimit
5. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
(Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta)