Goditi me grusht kandidatin socialist të Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, gjykata lë të lirë autorin

schedule13:47 - 16 Maj, 2023

schedule 13:47 - 16 Maj, 2023

Gjykata e Korçës ka lënë të lirë, Esmeraldo Kacollin, i cili u arrestua mbrëmjen e së shtunës pas një konflikti në fshatin Qinam, ku mbështetës të kandidatit të djathte E’them Lumani, janë përplasur fizikisht me Erion Isain dhe mbështetësit e tij.

Gjykata ka vendosur qe Kacolli te hetohet dhe gjykohet në gjendje të lirë, pasi vepra penale në ngarkim të tij nuk ishte e rrëzikshmërisë së lartë.

Avokati i Kacollit pohoi se ne vendimin e gjykatës ka ndikuar edhe deklarimi i kryebashkiakut Erjon Isai, për normalizim të marrdhënieve me Kacollin.

Pas denoncimit të Isait, mbrëmjen e së shtunës, policia e Kolonjës arrestoi në flagrancë Kacollin me akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”, dhe proçedoi në gjendje të lirë mbështetësin tjetër të opozitës Xhemal Kalo për veprën penale “pengim të qarkullimit të mjeteve”./abcnews.al