Analisti Frrok Cupi komentoi ne maratonën zgjedhore në ABC Neës rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Cupi tha se PD 50 mijë vota për PD pas situatës ku nuk mori pjesë në asgjë janë shumë.
“50 mijë vota për PD pas situatës ku nuk mori pjesë në asgjë janë shumë. Kam pritur më pak. Pamja tjetër është a do kthehet pjesa e moderuar në parti politi. Vijon me disa huqe që ka berisha. Misioni i saj është të ndahet prej këtij habitati. PD e ka kuptuar vonë se cfarë do bënte. Nga maji 2021, PD humbi dy vjet se është kush është më i rëndësishëm, SHBA apo Berisha. Humbja e kohës, krijoi përshtypjen se PD nuk është e gatshme të rreshtohet me perëndimin. Dyshoj shumë se nëse ky grupim që quhet PD legale do jetë në gjendje të zhvillojë ide,”-tha ai.
Ndër të tjera Cupi tha se kjo fushatë shënoi fundin e luftës së ftohtë në Shqipëri.
“Ke të drejtë kur thoni a është Berisha fuqi elektorale. Ka një keq kuptim, nëse nuk je në favor për përparimit të vendit s mund të jesh forcë elektorale. Kjo fushatë për mendimin tim ishte fundi i luftës së ftohtë në Shqipëri, përfundoi lufta e ftohtë në Shqipëri. Demokratët bënë jetën e Berishës, dhe ndaj iu kërkon që njerëzit të bëjnë jetën e tij, të njëjtën gjë po kërkon edhe PD që njerëzit të bëjne jetën e udhëheqësve të tyre. Ndodhi që njerëzit dolën nga trajta e ufos dhe iu kthyen vetes. Njerëzit në Shkodër, Tropojë, Kukës, dolën nga shërbimi i jetës së tjetrit. Berisha e të tijët kanë votuar në një shoqëri tjetër. Shqipëria është shtet i huaj për Berishën.” perfundoi ai.