Pedagogu Seb Bytyçi thotë se dy javët e ardhshme në Turqi do të karakterizohen nga tensionet politike, teksa më 28 maj do të zhvillohet balotazhi mes presidentit të Turqisë dhe kandidatit Kemal Kilicdaroglu.
Në emisionin “Balkan Upadate” në ABC News, Bytyçi u shpreh se kandidati Sinan Ogun, i cili u rendit i treti në zgjedhjet e 14 majit, pritet të luajë një rol kryesor në procesin e balotazhit.
Sipas Bytyçit, partia me të cilën Ogun garoi ka një qasje nacionaliste dhe duke qenë se prej vitesh, një parti tjetër nacionaliste është në aleancë me Erdoganin, votuesit e tij mund të mbështesin Kilicdaroglu.
Ndër të tjera, Bytyçi nënvizoi se edhe votat e kurdëve mund të ndikojnë.
“Po, si duket do të ketë balotazh në Turqi, edhe dy javë me tensione politike, është një elektorat mjaft i politizuar atje. Kështu që do të ketë vazhdim të pritjeve, edhe pse sondazhet kanë treguar diçka ndryshe, por sigurisht që pas dy javësh, gjithçka do të sqarohet. Kandiadati i tretë vjen nga një lëvizje nacionaliste, Sinan Oguan. Mund të jetë një “playmaker”. Të dy kandidatët që shkojnë në balotazh do t’i kërkojnë mbështetjen për balotazh pas dy javësh, por nuk është e garantuar se votuesit e tij do të votojnë njërin apo tjetrin kandidat. Përqindja prej 5% e këtij kandidati, tregon një nivel të lartë nacionalizmi te elektorati.
Në të dyja koalicionet ka parti nacionaliste. Sigurisht që votuesit e Sinan, kur do të votojnë në balotazh, do të votojnë në bazë të konsideratave nacionaliste. Meqënëse një parti nacionaliste është në aleancë të gjatë me presidentin Erdogan, mund të themi se elektorati i Sinan anon nga qendra dhe muind të thuhet se pjesa më e madhe mund të ketë simpati më shumë për Kilicdaroglu, por asgjë nuk është e garantuar, apo një pjesë mund të mos votojë fare. Po, mendoj se ka qenë një strategji e partisë kurde që të mos ketë kandidat për president, mund të thuhet se votat e tyre i kanë shkuar aleancës së opozitës dhe në balotazh mund të llogaritet se votat e partisë kurde, kryesisht do t’i shkojnë kandidatit të opozitës”, theksoi ai./abcnews.al