Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Derbi i Londrës mes Arsenalit dhe Totenhemit përfundoi në barazim 2-2

schedule12:42 - 2 Shtator, 2019

schedule 12:42 - 2 Shtator, 2019

Derbi londinez mes Arsenal dhe Totenhem u mbyll në barazim 2-2. Vendasit u gjendën në disavantazh të dy golave, por në fund arritën të barazonin gjithçka.

Katër gola dhe asnjë fitues në derbin e Londrës, Arsenal-Totenhem. Ndeshje me ritem dhe emocione u zhvillua në “Emirate Stadium” me skuadrat që dominuan secila në një pjesë loje. Danezi Kristian Eriksen kaloi në avantazh Arsenalin në minutën e 10 të takimit duke heshtur vendasit.

Në minutën e 40-të gjyqtari akordon penallti për Totenhemin pas një faulli ndaj Min Son. Nga pika e bardhë e 11 metërshit tregohet i saktë sulmuesi Harri Kane duke dërguar shifrat në 2-0.

Arsenali gjen forcën për të reaguar dhe në fundin e pjesës së parë ngushton diferencat me sulmuesin Lakazete.

Në pjesën e dytë vendasit dominuan takimin ndërkohë që Totenhem u vendos në mbrojtje të rezultatit. Në minutën e 71 Aubamjang I shpëton markimit të mbrojtjes mike dhe vendos ekuilibrat. Topccinjtë krijuan shumë raste shënimi, por pa mundur të shënojnë golin e fitores në portën e Hugo Loris.

Arsenali renditet në vendin e 5 në Premier League ndërkohë që Totenhem në vendin e 9. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!