Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky: NATO duhet të garantojë sigurinë e Ukrainës përpara anëtarësimit

schedule09:49 - 15 Maj, 2023

schedule 09:49 - 15 Maj, 2023

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky  bëri thirrje për përshpejtimin e procesit të pranimit të vendit të tij në Bashkimin Europian dhe NATO, në të njëjtën kohë duke kërkuar që aleanca e Atlantikut të Veriut të garantojë sigurinë e Ukrainës edhe para anëtarësimit të saj.

Zelensky ka qenë në Francë që nga mbrëmja e së dielës, pas një vizitë në Itali dhe Gjermani. Ai u takua me presidentin francez në një darkë zyrtare.

Gjatë takimit, ata diskutuan  ndihmën ushtarake nga Franca për Ukrainën, në veçanti nevojave prioritare të vendit tonë për të forcuar aftësitë e tij mbrojtëse, për të mbrojtur hapësirën ajrore të Ukrainën.

U diskutua edhe bashkëpunimi praktik me Francën për të forcuar potencialin e forcave mbrojtëse të Ukrainës, i cili është i nevojshëm për një kundërsulm efektiv dhe çlirimin e territoreve të pushtuara.

Zelensky falënderoi Macron për ndihmën e tij dhe shprehu shpresën se Franca do të mbështesë vendimin e përbashkët parimor të aleatëve për të formuar një “koalicion avionësh luftarak”, të cilin Ukraina e ka pritur prej kohësh dhe e ka diskutuar gjatë vizitës së tij në Berlin të dielën në mëngjes me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!