Pajisjet elektronike janë shumë të rëndësishme ditët e sotme. Smartfonët në përgjithësi, por edhe kompjuterët janë bërë pjesë e pandashme dhe shumë e nevojshme e jetës. Të tillë janë edhe laptopët.
Por pavarësisht avantazheve që kanë, këto pajisje kanë edhe disdisavantazhe, ndër to gjatësia e baterisë. Ekspertët kanë renditur gjashtë këshilla se si ta mbani baterinë e laptopit që të zgjasë tërë ditën.
- Fike WiFi-në nëse nuk të hyn në punë
Pavarësisht se në shumicën e kohës laptopin e përdorim me internet, ndodhet një opsion që e fik opsioni WiFi, kur nuk ju duhet. Fikja e saj i kursen shumë energji baterisë.
- Rregullo ndriçimin e ekranit
Ndriçimi i ekranit është një nga faktorët kryesor që ndikon në jetëgjatësinë e baterisë. Të ulësh ndriçimin kursen shumë.
- Përdore laptopin pasi të jetë karikuar
Shumica e njerëzve e mbajnë laptopin gjatë gjithë kohës në karikim. Por kjo mund të jetë e dëmshme për jetëgjatësinë e baterisë. Prandaj mos harroni, pasi të jetë karikuar plotësisht hiqeni nga priza karikuesin.
- Hiqi të gjitha pajisjet e panevojshme
Çdo proces që kryhet në laptop ka nevojë për bateri. Prandaj kujdesuni që të keni hequr diskun apo USB-në.
- Menaxho aplikacionet dhe programet
Ka shumë njerëz të cilët mbajnë njëkohësisht të hapura shumë faqe interneti. Mirëpo këto kërkojnë energji edhe gjatë kohës që nuk po i përdorni. Mbyllini ato faqe që nuk ju duhen dhe do ta shikoni që jo vetëm që laptopi do të punojë më shpejt, por edhe bateria do të zgjasë më shumë.
- Rregullo cilësimet në lidhje me baterinë
Tek cilësimet mund të vendosni opsionin “Kurse baterinë”. Ky opsion mund të jetë shumë i rëndësishëm gjatë kohës që jeni në lëvizje./abcnews.al