Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar pasi tentoi të trafikonte klandestinë. I arrestuari është 21 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë publik. Sipas asaj që mësohet, 21-vjeçari u kap teksa transportonte 26 klandestinë me furgon. Për secilin prej tyre, ai merrte nga 2 mijë euro.
Mediat greke shkruajnë se shqiptari nuk i ndaloi një postblloku të autoriteteve. Përkundrazi shtoi shpejtësinë dhe u fut në një rrugë rurale në Asprovalta. Këtu la makinën dhe tentoi të arratise në këmbë, por u arrestua.
26 personat që gjeti policia ishin me origjinë nga Bangladeshi dhe Pakistani. Të gjithë ata kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin grek pasi nuk kishin dokumente. /abcnews.al



