Analisti dhe gazetari Mero Baze ishte sot në Bashkinë e Himarës, ku theksoi se përtej pritshmërive, ishte një situatë e qetë gjatë procesit të votimit.
“Kishte një pritshmëri për zgjedhje të tensionuara për shkak të situatës së krijuar, por ishte situatë shumë normale. Dukej qartë fluksi i emigrantëve të ardhur për të votuar. Në Dhërmi ishte edhe ambasadorj e Greqisë në Tiranë si vëzhguese ndërkombëtare. Në Himarën e vjetër një grumbullim të madh votuesish. Në fshatrat e tjera situate ka qenë tërësisht e qetë” u shpreh Baze në një lidhje të drejtpërdrejtë me ABC Neës.
Ndër të tjera Baze komentoi edhe deklaratat e opozitës për mungesën e policisë në qendrat e votimit.
“Dules i duhet fotografi me uniforma policisësh. Interesi i Berishës dhe opozitës është prania e policisë për të krijuar idenë e tensionit e për të thënë ishte zgjedhje të kontrolluara nga policia. Policia e ka shumë të qartë ligjin dhe deri tani po e zbaton me shumë korrektësi.” u shpreh Baze.

