Proces i qetë, pjesëmarrja në Fier, 20 përqind

schedule14:54 - 14 Maj, 2023

schedule 14:54 - 14 Maj, 2023

Fieri është një bashkitë e cila duket se pjesëmarrja është e lartë dhe procesi ka vijuar i qetë

Gazetarja Erblina Mile raporton se procesi i votimit është i qetë, përveç nisjes në orët e para të mëngjesit për shkak të problemeve teknike që ka ndodhur për shkak të pajisjeve elektronike.

Ndër të tjera gazetarja thekson se një incident i izoluar ka ndodhur në Rroskoveç, por sipas saj ishte momental dhe nuk ka pasur ndikim në procesin zgjedhor.

Ndërkohë kujtojmë se në Fier janë në garë tre kandidatë, Evdar Kodheli  nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Eriselda Çelaj  nga Partia Demokratike dhe Armando Subashi  nga Partia Socialiste e Shqipërisë./abcnews.al