Sulmet ajrore, betejat në rrugë dhe shpërthimet vazhduan të tronditin Khartoum, kryeqytetin e Sudanit, pavarësisht armëpushimit të rënë dakord për evakuimin e civilëve dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare.
After evacuating their people, the world has already forgotten Sudan, but the ugly war between two power hungry generals continues! pic.twitter.com/bkJinqGsZW
— Ashok Swain (@ashoswai) May 12, 2023
Të dërguarit e gjeneralit Abdel Fattah al-Burhan, kreut të ushtrisë, dhe Mohamed Hamdan Daglo, kreut të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF), nënshkruan një “deklaratë për mbrojtjen e civilëve” natën e së enjtes deri të premten.
Pray for #Sudan
It’s not even safe inside your own house. pic.twitter.com/q5K7A8dmhP— Mohamed Abdulwahab (@MohamedAbdulwa) May 9, 2023
Marrëveshja, e cila u negociua nga të dy palët me ndërmjetësimin saudit dhe të amerikanëve parashikon krijimin e “kalimeve të sigurta” që do t’i lejojnë civilët të largohen nga zonat ku konfliktet vazhdojnë si dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare.
Përkundrazi, ai nuk i referohet një armëpushimi, por vetëm për bisedimet e ardhshme për një armëpushim të përkohshëm dhe më vonë për “bisedimet e për një ndërprerje të përhershme të armiqësive”, të cilat do të shënojnë nesër një muaj dhe të cilat kanë shkaktuar 750 viktima.
A school & an Internally Displaced People’s camp in West Darfur, #Sudan that we supported have been destroyed in the fighting.
West Darfur is an area with huge humanitarian needs – most people are displaced & lack food & basic services.
Donate➡️ https://t.co/Tsh7AgKCvH pic.twitter.com/fRBFUM6pev
— Save the Children International (@save_children) May 13, 2023
Bisedimet pritet të rifillojnë në Jeddah, sipas një zyrtari saudit, ditën e djeshme. Ai e përshkroi këtë “deklaratë” si një “hap të rëndësishëm ” , por pranoi se procesi është ende në “fazë paraprake”.
/abcnews.al