Moska: Kievi përdor raketa të Mbretërisë së Bashkuar për të goditur objektivat civile

schedule19:10 - 13 Maj, 2023

schedule 19:10 - 13 Maj, 2023

Moska tha të shtunën se Kievi përdori raketa britanike me rreze të gjatë veprimi për të synuar objektet civile në qytetin lindor të Luhansk, duke plagosur gjashtë fëmijë.

Ministria e Mbrojtjes deklaroi se të premten në mbrëmje forcat e armatosura të Ukrainës kishin goditur dy ndërmarrje civile, shkruan The Moscow Times.

“Raketat “Storm Shadow” të Kievit nga Britania e Madhe janë përdorur për sulmin, pavarësisht deklaratave të Londrës se këto armë nuk do të përdoren kundër objektivave civile,” thuhet në një deklaratë.

“Ndërtesat e banimit aty pranë u dëmtuan. Civilë u plagosën, duke përfshirë gjashtë fëmijë,” thuhej ndër të tjera.

Mësohet se një avion Sukhoi Su-24 që mbante raketat dhe një avion MiG-29 ishte rrëzuar.

Duke njoftuar se do të dorëzonte armën me goditje të thellë të lëshuar nga ajri, Britania u bë vendi i parë që i dha Kievit armatim me rreze më të gjatë. Rusia e quajti këtë veprim një “hap jashtëzakonisht armiqësor”.