Abortoi fëmijën, burri vret partneren e tij në SHBA

schedule19:08 - 13 Maj, 2023

schedule 19:08 - 13 Maj, 2023

Një burrë qëlloi dhe vrau partneren e tij pasi mësoi se ajo kishte bërë një abort. Autori ndodhet në paraburgim i akuzuar për vrasje.

26-vjeçarja Gabriela Gonzalez kishte takuar të dashurin e saj, 22-vjeçarin Harold Thompson, të mërkurën, më 10 maj. Një natë më parë ajo ishte kthyer nga Kolorado, ku kishte bërë abortin, pasi që nga shtatori 2021, Teksasi i ndaloi abortet pas gjashtë javësh shtatzëni.

Videoja e vëzhgimit nga parkingu fatal e kapi Thompson duke nxjerrë një armë dhe duke qëlluar Gonzalez-in fillimisht në kokë, e më pas qëllonte vazhdimisht drejt saj përpara se të ikte.

Thompson u arrestua dhe po mbahet në burgun e Qarkut Dallas.

Megjithatë, Gonzales e kishte denoncuar më parë Thompson “pasi ai e kishte dhunuar shumë herë gjatë marrëdhënies së tyre dhe se ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tij. Gruaja përsëriti se kishte frikë nga i dyshuari sepse ai e kishte kërcënuar se do të lëndonte familjen e saj”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!