Shqipëria në finalen e Eurovision/ Gazetarja: Albina Kelmendi ka bërë ‘zhurmë’ me zërin e saj, kënga e dytë më e klikuar

schedule15:44 - 13 Maj, 2023

schedule 15:44 - 13 Maj, 2023

Albina Kelmendi dhe familja e saj do të interpretojnë sonte në natën finale të ‘Eurovision’ që po mbahet në Liverpool të Anglisë. Ata ishin të parët që u kualifikuan për në finale me këngën ‘Duaje’ pasi performuan në natën e dytë të festivalit. Kënga është pritur shumë mirë nga publiku evropian.

Gazetarja e ABC News, Leontina Nikaj thekson se kënga shqiptare është një ndër më të klikuarat në Eurovision. Këngëtarja nga Kosova dhe familja e saj kanë mbërthyer publikun jo vetëm për vokalin, performancën por edhe për mesazhin që përcjell kënga, që ka të bëjë për familjen.

“Përgjithësisht është vlerësuar vokali shpërthyes por edhe dimensionet e performancës që i qëndrojnë më së miri këngës shqiptare. Ka elementë edhe të entosit, elementë të xhubletës. Është një mesazh i bukur për familjen dhe kjo është përcjellë shumë mirë tek publiku edhe pse është kënduar në shqip.”, tha Nikaj./abcnews.al