FOTO LAJM/ Zgjedhjet, ushtria merr në mbrojtje ambasadat dhe institucionet

schedule14:43 - 13 Maj, 2023

schedule 14:43 - 13 Maj, 2023

Ndërsa na ndajnë vetëm pak orë nga zgjedhjet e 14 Majit, autoritetet kanë marrë masa për të ruajtur insistucionet e sigurisë së veçantë. Forcat ushtarake kanë marrë në mbrojtje ambasadat në vend si edhe institucionet e tjera për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm gjatë procesit zgjedhor.

Një ditë më parë, policia njoftoi masat e ndërmarra për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Janë trajnuar më shumë se 7530 punonjës policie, 5511 prej tyre do të angazhohen në ruajtjen e objekteve zgjedhore. Ndërsa 192 punonjës të forcave ‘Komando’ do të ruajnë objektet e rëndësishme.

305 automjete civile do të përdoren në funksion të përmbushjes së detyrimeve të policisë. Gjithashtu është ngritur një grup drejtimi në nivel qendror ndërsa është në funksion të plotë edhe aplikacionin dixhital me numrat e kontaktit të punonjësve të angazhuar në çdo qendër votimi për raportim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!