Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha se në takimin e tij me kryeministrin e Kosovës Albina Kurti dhe drejtoreshën e USAID-it, Samantha Power, ka ripërsëritur rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve të arriturra nga dialogu Kosovë-Serbi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hovenier u shpreh se me rëndësi është edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Bisedë e frytshme me Administratorin e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power dhe kryeministrin Albin Kurti. I inkurajuar për të parë lëvizjen e vazhdueshme përpara të Kosovës, veçanërisht kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit. Ne ritheksuam rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve të arrita përmes dialogut, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, shkroi ai në Twitter.
Fruitful conversation with Administrator @PowerUSAID and PM @AlbinKurti. Encouraged to see Kosovo’s continued forward movement, especially anti-corruption & rule of law. We reiterated the importance of full implementation of Dialogue agreements, including on establishing the ASM. https://t.co/3rRRMRceOb
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 12, 2023