Mediat gjermane: Maqedonia e Veriut më pranë hapjes së negociatave

schedule15:31 - 31 Gusht, 2019

schedule 15:31 - 31 Gusht, 2019

Gazeta prestigjioze gjermane “Frankfurter Algemajne Cajtung” në shkrimin rreth takimit të shefave të diplomacive të BE-së në Helsinki, komenton shanset e Maqedonisë së Veriut për negociata me BE-në. Sic shkruan kjo gazetë gjasat e Shkupit janë më të mëdha për datën e negociatave në Tetor.

“Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federika Mogherini, qartazi vlerëson se gjasat janë përmirësuar, që në Tetor të miratohet vendimi për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut” , shkruan që në fjalinë e parë të tekstit, kushtuar takimit të shefave të diplomacive të BE-së në Helsinki, gazeta gjermane Frankfurter Algemajne Cajtung.

Mëtej, në vazhdim të tekstit thuhet:

“Pas takimit të Ministrave të Jashtëm të BE-së me kolegët e tyre të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dhe të Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë në Helsinki, Mogherini të premten ka deklaruar se rëndësia e zgjerimit të BE-së tashmë është më e rëndësishme se sa në të kaluarën”.

Një vendim për fillimin e negociatave me Shkupin e Tiranën deri më tani nuk ka patur për shkak Francës, Danimarkës dhe Holandës.

Derisa për Parisin fillimisht është i domosdoshëm përforcimi i BE-së, e më pas zgjerimi, në Hagë dhe Kopenhagë po shfaqen shqetësime për shkak të situatës së procesit reformues në Shqipëri.

Sipas kësaj, nuk përjashtohet mundësia që Bashkimi Evropian fillimisht të miratojë vendimin për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Duke cituar Shefin e Diplomacisë gjermane Hajko Mas, se ai për momentin nuk sheh domosdoshmërinë e zhvillimit të debatit të ndarë për vendet, Frankfurter Algemajnë Cajtung shkruan se Ministri Hajko Mas angazhohet për një vendim javët e ardhshme.

Krahas kësaj, gazeta transmeton se edhe Ministri i Jashtëm i Finlandës Peka Haavisto, vendi i të cilit kryeson me BE-në, ka paralajmëruar kolegun e tij gjerman Mas, se nëse Bashkimi Evropian zvarrit vendimin, vende tjera do të përpiqeshin që ta rrisin ndikimin e tyre në Ballkan./ABC News Albania 24/7