Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PSG ka gjetur një zëvendësues për Messin dhe është gati të paguajë 100 milionë euro

schedule19:33 - 12 Maj, 2023

schedule 19:33 - 12 Maj, 2023

Kryesia e PSG-së ka vendosur për sulmuesin që do të nënshkruajë për të zëvendësuar Lionel Messin. 35-vjeçari amerikano-jugor do të largohet nga gjigantët francezë në fund të këtij sezoni.

Sipas gazetarëve të Le10Sport, objektivi kryesor klubit parizian është sulmuesi i kombëtares së Anglisë dhe Tottenham, Harry Kane. Kampioni francez është gati të ndajë 100 milionë euro për transferimin e numrit 9.

Kane është i lidhur kontraktualisht nga Spurs deri në verën e vitit 2024. Sulmuesi ka mbrojtur ngjyrat e skuadrës londineze që nga viti 2011.

Këtë sezon, Harry ka luajtur 46 ndeshje, duke shënuar 28 gola dhe pesë asistime. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!