Abazoviç: Nuk mund të ndërhyj në punët e parlamentit, le të shkojmë në zgjedhje

schedule16:50 - 12 Maj, 2023

schedule 16:50 - 12 Maj, 2023

Kryeministri me mandat teknik në Malin e Zi, Dritan Abazoviç deklaroi se nuk ka kompetenca për të ndërhyrë në punët e parlamentit dhe se zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen më 11 qershor, sikurse është përcaktuar, ose në ndonjë datë tjetër.

Abazoviç e konsideroi një çmenduri, vendimin e presidentit në largim, Milo Gjukanoviç për shpërndarjen e parlamentit, shkruan Vijesti.

“Por unë nuk po heq dorë nga qëndrimi im për të cilin jam i bindur dhe një gjë po e përsëris sërish, mos ia mohoni Presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviç se mund të shpërndajë parlamentin në çdo moment. Nëse nesër them hipotetikisht mund të mos ndodhe ajo situatë, le të sfidojmë të drejten e një personi për të kaluar një dekret për shpërndarjen e parlamentit të shtetit në çdo sekondë. Për mendimin tim kjo është vërtet një çmenduri, por nuk ka çudi në Mal të Zi, ne po shkojmë në zgjedhje dhe nuk ka asnjë problem”, theksoi ai.

I pyetur nga gazetarët se çfarë vendimi pret nga Gjykata Kushtetuese për Ligjin për Presidentin dhe nëse do të miratohet sot, Abazovic nënvizoi se nuk do të komentojë dhe se realisht nuk pret asgjë nga Gjykata Kushtetuese.

“Për disa arsye politike presin të kalojë koha, njerëz shumë të pavendosur, interpretimin e lënë në hapësirën publike. Nuk do të kishim asnjë nga këto po të kishim reagimin e Gjykatës Kushtetuese. Disa do të thoshin se vendimi është në vend, disa jo, por të gjithë do të pajtoheshin me ekipin dhe do të vazhdonin. Kështu që unë nuk pres asgjë”, shtoi kryeministri Abazoviç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!