Ditë zie në volejbollin e femrave, ndahet nga jeta brazilianja 29-vjeçare

schedule13:27 - 12 Maj, 2023

schedule 13:27 - 12 Maj, 2023

Një tjetër lajm zie trondit botën e volejbollit. Ana Paula Borgo, një volejbolliste braziliane që veshi fanellën e Bergamos në sezonin 2021/22, vdiq në moshën 29-vjeçare. Ana kishte dalë në pension në shtator të vitit 2022 pasi zbuloi kancerin në stomak që ishte fatal për të.Gjatë karrierës së saj, Borgo debutoi edhe në kombëtaren e Brazilit në vitin 2019.

“Një ditë e trishtë për familjen “rossoblu”. Një dhimbje e madhe”, ishte komenti i klubit Orobic.

“Dua të të kujtoj gjithmonë të buzëqeshur, të palodhur, pozitive edhe në ditët më të këqija, të përulur. Mos ndalo kurrë të jesh rrezja e diellit që ke qenë gjithmonë”, Emma Cagnin.

“Përshëndetje Ana, ishte një nder të luaja dhe të përjetoja atë që do të ishte viti yt i fundit. Shpresoj që kudo që të jesh, zoti të jetë me ty, siç ke dëshiraur gjithmonë”, ngushëllon Luna Cicola, ish-shoqja e skuadrës./ h.ll/abcnews.al