Komisoni i Pavaruar i Kualifikimit të premten ka shkarkuar nga detyra dy magjistratë. Bëhet fjalë për prokurorin e Tiranës, Sokol Malaj ish-prokuror i dosjes 21 janari, dhe gjyqtarin e Durrësit Petraq Çurri i cili liroi Alket Hatijan i kërkuar nga drejtësia italiane dhe i njohur si ndryshe si “Zoti i drogës”.
Vendimi për Malajn u mor pas një seance dëgjimore në të cilën Komisioni theksoi zotërimin e aksioneve në një kompani të transportit të naftës. Në seancë u tha se Malaj “ka vepruar në papajtueshmëri me detyrën e prokurorit”. Ndërsa Çurri nuk ishte i pranishëm kur u lexua vendimi./abcnews.al