Përtej moshës së tij, Edin Dzeko duket se ende ka çfarë të japë në fushën e futbollit. Sulmuesi boshnjak ka treguar që pas transferimit te zikaltërit që është një armë e rëndësishme në repartin sulmues dhe golat e tij nuk kanë munguar, duke bërë që largimi i Lukakut sezonin e kaluar mos të ndjehet shumë.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Interi dhe Dzeko kanë gjetur marrëveshjen për të vazhduar kontratën që i skadon në qershor të vitit 2024 edhe për një vit tjetër.
Paga e re do të jetë 5 milionë euro, pra më e ulët se ajo aktualja të cilën ai merr. Firma dhe zyrtarizimi priten së shpejti./h.ll/abcnews.al