Kryeministri i Kosovës përsëriti nevojën për përshpejtimin e dialogut me Serbinë dhe zbatimin e marëveshjeve të arritura. Këtë deklaratë Kurti e bëri në konferencën ”Balkan Dialogues Initiative”, i cili u shpreh se në dialogun me Serbinë, Kosova është konstruktive dhe kreative.
“Ne do të donim shpejtim të dialogut, dhe implementim të marrëveshjeve të arritura deri më tani. E gjitha puna e bërë nga Prishtina dhe Beogradi duhet të përmendet, të gjitha janë përbërës kryesor për të arritur stabilitet”, tha Kurti ku përmendi edhe marrëveshjen për të zhdukurit që u arrit me 2 Maj.
“Për dialog, jemi të përkushtuar dhe konstruktiv. Takimi i 2 majit përfundoi me një shënim pozitiv ku u pajtuam për Deklaratën për të pagjeturit, ne e kemi trajtuar këtë çështje me urgjencë sepse familjet kanë pritur shumë gjatë. Kosova po bën hapat e duhur për rrugën e saj drejtë Bashkimit Evropian”, shtoi Kurti.