FOTO/ Vija bardh e zi të miksuara me “flori”, Juventus prezanton fanellën e parë për sezonin e ardhshëm

schedule11:00 - 12 Maj, 2023

schedule 11:00 - 12 Maj, 2023

Me sezonin aktual pranë fundit, “bardhezinjve” të Juventus i kanë ngelur vetëm 5 ndeshje për të luajtur dhe tashmë klubi ka filluar të bëjë gati “planet” për sezonin e radhës, ku një ndër to është dhe prezantimi i fanellës së re për sezonin 2023/24, fanellë që është prezantuar ditën e sotme.

Ndryshe nga sezonet e tjera, vijat “bardhezi” do të pasurohen me detajë në ngjyrë floriri, duke i nxjerrë akoma më në pah detajet klasike të fanellës. Ajo çka bie në sy është gjithashtu dhe detajet te sponsori, me shkronjat në emrin “Jeep”, që kanë detaje me vetëtima. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI FOTOT: