VIDEO/ Momenti kur policia vret 34-vjeçaren brenda shtëpisë së saj

schedule09:19 - 12 Maj, 2023

schedule 09:19 - 12 Maj, 2023

Një video tronditëse është publikuar nga autoritetet e policisë amerikane të asaj që ndodhi brenda një shtëpie në Nju Jork në prill 2022, kur 34-vjeçarja Jamie Faith u qëllua dhe u vra nga oficerët kur ajo nxori një thikë.

Ngjarja ndodhi në 29 prill 2022, pasi policia u njoftua për një incident të dhunës në familje. Kur policia ka mbërritur në vendin ku jetonte 34-vjeçarja me partnerin dhe tre fëmijët e tyre të vegjël, situata u përkeqësua edhe më shumë.

Por situata ndryshoi menjëherë, kur policët Joshua Kemlage dhe Christopher Miller po bisedonin me 34-vjeçaren, Faith, duket se kjo e  fundit ka tentuar papritur të sulmojë efektivët me thikë.

“Thikë, thikë” dëgjohet duke bërtitur një nga efektivët e policisë, ndërsa njëkohësisht i bën thirrje 34-vjeçares të hedhë thikën. Mirëpo, kur 34-vjeçarja duket se nuk i bindet, dëgjohet një nga policët duke bërtitur “qëllo”.

Më pas Kemlage qëllon katër herë dhe 34-vjeçarja rrëzohet në tokë e vdekur, me partnerin e saj duke bërtitur “mos e qëllo”.

“Çfarë bëre, çfarë bëre, largohu prej saj”, dëgjohet duke thënë partneri i 34-vjeçares teksa i lutet policisë që të mos e vrasin.

Vazhdojnë hetimet për rastin dhe rrethanat në të cilat 34-vjeçarja u qëllua për vdekje nga të shtënat e policëve.

/abcnews.al