Fredi Beleri në pranga/ Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ arrestohet për shitblerje votash

schedule01:30 - 12 Maj, 2023

schedule 01:30 - 12 Maj, 2023

Arrestohet kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. Ai është shoqëruar pak pas mesnate në ambientet e drejtorisë së policisë së Vlorës. Burime për ABC News thanë se Beleri është arrestuar me akuzën e shit blerjes së votave.

Është shoqëruar rreth orës 00:15 në brendësi të restorantit të tij në Himarë. Bashkë me Belerin mësohet se janë ndaluar edhe dy persona të tjerë. Sipas informacioneve, operacioni është kryer nga SPAK. Belerin e kanë shoqëruar dy persona të drejtim të komisariatit.

Arrestimi i tij vjen vetëm pak orë nga zgjedhjet e 14 majit. Ndërkohë në një postim në rrjete sociale, Beleri kishte njoftuar takimin përmbyllës të fushatës këtë të premte. Kohët e fundit ai ka qenë në fokus të kritikave për deklaratën se do të ‘helenizojë Himarën’./abcnews.al