49 kg kokainë nga Ekuadori në Shqipëri, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Selim Çekajn

schedule11:58 - 11 Maj, 2023

schedule 11:58 - 11 Maj, 2023

SPAK kërkon pushimin e hetimit për Selim Çekajn, i akuzuar për trafikimin e 49 kg kokaine nga Ekuadori në Shqipëri.

Çekaj është babai i Arbër Çekajt, i dënuar me 14 vite burg pasi para 3 vitesh u kap me 613 kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve ‘Arbri Garden’ në Maminas  po brenda një kontejneri.

Në të njëjtën skemë u kap para dy vitesh edhe Selim Çekaj, ku në kontejnerin ku ai priste bananet e porositura me firmën e tij EcoalMax nga Ekuadori policia zbuloi të fshehur 49 kg kokainë. Kontejneri i Selim Çekajt ishte nën vëzhgim prej 1 muaji dhe se kokaina ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të kontejnerit me banane, ndryshe nga sasia prej 613 kg kokainë që u kap i biri i 72-vjeçarit, Arbër Çekaj, që  kishte fshehur në dyshemenë e kontejnerit me banane.

Ndërkohë 72 vjeçari ka mohuar të kishte dijeni për praninë e drogës, edhe ne hetimet e bëra nga SPAK nuk është provuar se Cekaj kishte dijeni për drogën, qe u gjet në një kontenier bananesh të porositur nga një kompani nën administrimin e tij.

Pas arrestimit në prill 2021 Selim Cekaj qëndroi disa muaj në burg dhe më pas masa ndaj tij u lehtësua në arrest shtëpie.

Ndërkohë SPAK vijon hetimin për identifikimin e trafikantëve të sasisë së kokainës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!