I erdhi fatura e energjisë shumë e lartë, burri gjen zgjidhjen epike

schedule15:19 - 10 Maj, 2023

schedule 15:19 - 10 Maj, 2023

Çmimet e energjisë elektrike janë rritur shumë dhe një burrë në Australi u detyrua të përdorte një zgjidhje urgjente kur mori një faturë “të kripur”.

Martin Bongiorno po përballet me vështirësi të mëdha financiare pas një aksidenti në punë që pësoi. Dëmshpërblimet që merr nuk i mjaftojnë dhe gjërat u përkeqësuan kur mori një faturë 2000 dollarësh të energjisë elektrike.

Kështu ai u detyrua të merrte disa masa drastike për të kursyer para. “Unë kam një llambë dhe nëse më duhet të kaloj nga një dhomë në tjetrën, thjesht e nxjerr dhe e zhvendos në dhomën tjetër”, tha ai për ABC.

Ky nuk është truku i vetëm që ai përdor në jetën e tij të përditshme për të ulur koston e energjisë elektrike. Për shembull, ai kurrë nuk ha ushqim të gatuar, nuk bën një dush të nxehtë për të mos ndezur ngrohësin e ujit dhe nuk e ndez kurrë llambën nëse nuk është plotësisht errësirë.

“Ju jeni vazhdimisht në këtë proces mbijetese. Është rraskapitëse sepse e kupton se nuk është diçka e përkohshme”, shtoi Martin i cili pa se jeta dhe zakonet e tij të përditshme ndryshonin./abcnews.al