Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Refuzuan që të luftojnë në Ukrainë, Rusia dënon me burg dy ushtarë

schedule14:18 - 10 Maj, 2023

schedule 14:18 - 10 Maj, 2023

Dy ushtarë rusë nga Kamçatka, në Lindjen e Largët Ruse, të cilët refuzuan që të merrnin pjesë në luftën ndaj Ukrainës, janë dënuar secili me dy vjet e gjysmë burg.

Mediat e huaja shkruajnë se ushtarët Alexander Stepanov dhe Andrei Mikhailov, u shpallën fajtorë për refuzimin e urdhrave për të shkuar në luftë gjatë kohës së luftës. Presidenti rus Vladimir Putin vitin e kaluar amendoi kodin penal për të përfshirë dënime me burg deri në tre vjet për shkelje të tilla.

Gjykata ushtarake në Kamçatka dënoi Stepanov dhe Mikhailov më 25 dhe 27 prill, respektivisht. Dy burrat nuk janë dërguar ende në burg dhe mund të apelojnë. Ndërkohë Putin urdhëroi 300,000 trupa shtesë shtatorin e kaluar për të forcuar përpjekjet luftarake të Rusisë në Ukrainë, ku ushtria ka pësuar viktima të rënda në luftën gati 15-mujore.



Lëvizja, e paprecedentë që nga Lufta e Dytë Botërore, detyroi qindra mijëra rusë të largoheshin nga vendi për të shmangur rekrutimin. Ndërkaq në shkurt, një rezervist 20-vjeçar nga Uralet veriore u var me një rrip, duke i dhënë fund jetës së tij, në një njësi ushtarake jashtë Moskës pasi refuzoi të shkonte në Ukrainë.

“Unë nuk dua t’u bindem njerëzve që nuk frymëzojnë asgjë përveç frikës dhe urrejtjes. Kështu që vendosa të vdes këtu, në atdheun tim, pa gjakun e dikujt tjetër në duart e mia “, shkruante ushtari, Sergei Gridin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!