Gjendet një trup i pajetë në Tiranë, dyshimet e para

schedule12:46 - 10 Maj, 2023

schedule 12:46 - 10 Maj, 2023

Një trup i dekompozuar është gjetur afër Urës së Tabakëve në Tiranë. Trupi i tij është gjetur rreth orës 11:55 dhe është ende të paidentifikuar. Sipas policisë, dyshohet të jetë një endacak megjithatë grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 10.05.2023, rreth orës 11:55, afër Urës së Tabakëve, në një grumbull shkurresh, është gjetur i dekompozuar trupi i një shtetasi ende të paidentifikuar, në pamje të parë endacak. Grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.